‘Besnik me çdo faktor opozitar të sinqertë’/ Meta: Vendi në dorën e qeverisjes së inkriminuar

‘Besnik me çdo faktor opozitar të sinqertë’/ Meta: Vendi në dorën e qeverisjes së inkriminuar

17:26, 18/09/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë, teksa kryetari Ilir Meta ka deklaruar se kjo parti ruan një raport besnik me çdo faktor tjetër opozitar të sinqertë.

Meta u shpreh se vendi është në dorën e një qeverisjeje të inkriminuar, ndërsa shtoi se përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues në vend.

‘Aferat mafioze nuk kanë mbarim dhe korrupsioni ka arritur deri te zyra më e fundit në administratë’, u shpreh Meta.

Meta: Ka shumë afera që ende nuk janë prekur aspak. Vendi është në dorën e një qeverisjeje të inkriminuar, ndaj përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues.

Afera e inceneratorëve është e njohur botërisht në sajë të kontributit koherent dhe të vazhdueshëm të Partisë së Lirisë. PL si një forcë e vendosur opozitare do ketë një raport besnik me çdo faktor tjetër opozitar të sinqertë dhe që vendos interesin publik dhe kombëtar mbi atë parcial.

Ky është një faktor për të shpëtuar vendin nga rrënimi dhe shpopullimi tragjik që ndihet në çdo familje. Kemi sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizmin nga fake-opozita si zgjatim dhe bisht i Edi Ramës, e cila ka minuar sistemin e balancës mes pushteteve.

Ky raport i PL me opozitarizmin e vërtetë do jetë konsistent dhe do t’i prijë parimeve të sinqerta opozitare për të shpëtuar vendin nga duart e mafias. Aferat mafioze nuk kanë mbarim dhe korrupsioni ka arritur deri te zyra e fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco