VIDEO/ Berisha: Vuajtja e demokratëve, detyrim i madh për çdo drejtues të PD

10:24, 18/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video nga fjala e tij në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

“Vuajtja e demokratëve, diskriminimi i tyre nga regjimi i Edi Ramës, janë detyrim i madh për çdo drejtues lokal dhe qendror të PD,” shkruan Berisha.

“Çdo zyrtar i PD nuk duhet të harrojë vuajtjen, sakrificën, dhimbjet e anëtarëve dhe mbështetësve tanë në këto 10 vite.

Ata u bënë copa, ata u pushuan nga puna, ata humbën gjysmën e familjes në emigracion apo më shumë, atyre iu shkatërruan edhe ato biznese të vogla vetëm e vetëm pse nuk pranuan të bëjnë pazare, vetëm e vetëm pse nuk pranuan të dorëzohen.

Pra, kjo vuajtje, kjo sakrificë, kjo dhimbje e këtyre njerëzve të thjeshtë, duhet të na bëjë ne shumë herë më të motivuar për të përmbushur detyrimet ndaj tyre dhe ndaj vendit,” theksoi kreu i PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco