Teliti: 5.7 mln euro shkuan për inceneratorin, jo për pastrimin e Tiranës! Lekët u morën nga arsimi

17:01, 16/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca, këshilltari demokrat i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka hedhur dritë mbi vendimin skandaloz të ditës së djeshme, ku Erion Veliaj i kaloi 600 milionë lekë të reja inceneratorit që nuk ekziston.

Teliti theksoi se ai vendim i marrë dje nga Këshilli Bashkiak është marrë në shkelje të plotë të ligjit pasi nuk u bë një diskutim publik në lidhje me rishikimin e buxhetit, pasi i kaluan 5.7 milionë euro inceneratorit të Tiranës.

Gjithashtu, sipas Telitit, financimi prej 5.7 milionë euro shtesë për inceneratorin, nuk ishte për menaxhimin e mbetjeve siç thoshte Erion Veliaj apo këshilltarët socialistë, pasi zëri që thuhej shteësë thoshte për ndërtimin e inceneratorit.

Teliti: Kjo ka qënë mbledhja e katërt e kësaj legjislature të re, ku këshilltarët e opozitës u pritën nga garda revolucionare e Erion Velisë, sikur po vinim ne paramilitarët, nuk e di se nga kush frikësoheshin, nga Ilda Zhulali, nga Alba Kepi apo nga kolegët tjerë, po ata ishin tërësisht të frikësuar mesa duket ethet e arrestimeve të ndryshme që pritet të ndodhin në Bashkinë e Tiranës, tashmë ka filluar ti vendosë edhe në paranojë.

Ajo që u konstatua dje ishte në shkelje të plotë të ligjit, përveç qeverisjes vendore i cili thotë të shprehur qartë, detyrim i Këshillit Bashkiak të konsultohet me qytetarët, të bëjë konsultim publik për disa vendime dhe njëri prej tyre është kur ti bën buxhetin apo kur rishikon buxhetin.

Financimi prej 5.7 milionë euro shtesë për inceneratorin, nuk ishte për menaxhimin e mbetjeve. Nuk ishte siç thoshte Erion Veliaj apo këshilltarët socialistë që mundoheshin të thoshin që ne duam të pastrojmë Tiranën, jo zëri që thuhej shteësë thoshte për ndërtimin e inceneratorit. Ti lënë këto demagogjira, shkresat janë shkresa, e vërteta flet.

Po të ishte për fjalët e Erion Velisë dhe të këshilltarëve socialistë ne s’do duhej të kishim dy turne në shkollat në Tiranë, po të ishte për fjalët e Erion Velisë në mandatin e tij të tretë tashmë s’duhet të kishim problematika me shkollat dhe kopshet. Faktet janë fakte.

Me 600 milionë lekë të reja mund të ndërtoheshin të paktën 7-8 çerdhe të reja që nga fillimi. Mund të ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të reja, 10 kopshe të reja për fëmijët tanë dhe u morën nga lekët për arsimin, u ul fondi për arsimin mbi 4 milionë euro dhe shkuan te fondi i inceneratorit, për tu djegur tek ai inceneratori që nuk ekziston./ A. Zeneli/ 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco