Shaip Kamberi takon Kurtin: Serbia po pengon iniciativat tona ligjore

Shaip Kamberi takon Kurtin: Serbia po pengon iniciativat tona ligjore

15:41, 16/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë takim Kurti ka folur lidhur me takimin e së enjtes në Bruksel, i cili përfundoi pa ndonjë rezultat. Ndërkohë, Kamberi e ka njohut Kurtin për zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës.

NJOFTIMI I PLOTË

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në takimin që pati me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi bisedoi lidhur me rrjedhat aktuale politike.

Kryeministri foli për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel dhe qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, deputeti Kamberi e njoftoi kryeministrin me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevë. Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA ka inicuar pesë projektligjeve ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullorës së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qëndrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën.

Z. Kamberi theksoi se fatkeqësisht këto iniciativa po pengohen nga kreu i parlamentit të Serbisë duke mos u futur në rend të ditës as edhe për t’u diskutuar.

Kryeministri e përgëzoi deputetin Kamberi për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco