SYRI TV/ Tre programe studimi drejt mbylljes në Elbasan, asnjë regjistrim në degët Gjeografi e Histori

11:46, 16/09/2023
A+ Aa A-

Teksa ka përfunduar raundi i parë i regjistrimeve në universitet, në Elbasan rrezikojnë të mbyllen 3 programe studimi. Drejtori i Kurrikulave në Universitetn “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan  deklaroi për SYRI TV se në degët e historisë, gjeografisë dhe gjuhës gjermane nuk pati studentë të regjistruar në fazën e parë. Ndërkohë regjistrimet kanë qenë të ulëta edhe për degët e mësuesisë

Nga SYRI TV

Në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan rrezikojnë të mbyllen tre programe studimi.

Këtë të hënë përfundoi raundi i parë i regjistrimeve, por në degët e historisë, geografisë dhe gjuhës gjermane nuk pati studentë të regjistruar.  Drejtori i kurrikulave në Universitetin e Elbasanit, Bujar Muharremi thotë se edhe në programet e mësuesisë regjistrimet kanë qenë të ulëta ndërkohë që raundi i parë u mbyll me 856 regjistrime.

Sipas Muharremit, degët më të kërkuara nga studentët janë Infermieria e përgjithshme, Fizioterapia dhe disa degë të Informatikës.

Ai theksoi se studentët të cilët nuk fituan asnjë program përgjatë raundit të parë mund të aplikojnë sërish nga data 15 deri në datën 17 shtator

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco