VIDEO/ Berisha sot në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë

VIDEO/ Berisha sot në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë

10:58, 16/09/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike njoftoi se sot në ora 12:00, nën kujdesin e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha dhe me nismën e një grupi kryetarësh të bashkive, dalë nga zgjedhjet e fundit vendore, organizohet Asambleja e Përgjithshme e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë.

Vetë Berisha njoftoi në FB: "Të dashur miq, sot në ora 12:00 ju ftoj të ndiqni Asamblenë e Përgjithshme të të Zgjedhurve Vendorë Demokratë, e thirrur nga forumi i kryebashkiakëve demokratë, dalë nga zgjedhjet e 14 majit."

Sipas kreut demokrat, synimi është "për një qeverisje transparente e efikase sa më pranë qytetarit. Sfida demokrate - për demokraci lokale, decentralizim, zhvillim rajonal, administrim dhe menaxhimin terrirorial".

"30 vjet, shoqatë e Bashkive. Të bashkuar, do t'ia dalim" - shton Berisha krahas videos promovuese.

Ky takimi do të ndahet në dy sesione. Sesioni i parë me temë: Platforma e PD për Qeverisjen Vendore.

Sesioni i dytë me temë: Rezoluta e Asamblesë dhe Zgjedhjet e organeve të Shoqatës së Bashkive.

Në panelin e asamblesë do të marrin pjesë: Prof. Dr. Sali Berisha, z. Ylli Asllani, z. Fisnik Qosja, z. Bardh Spahia, z. Ilir Alimehmeti, z. Albert Mëlyshi, z. Rrok Dodaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco