Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

Trump: Akuzat ndaj Hunter Biden, të vetmet që nuk implikojnë presidentin

Trump: Akuzat ndaj Hunter Biden, të vetmet që nuk implikojnë presidentin

11:27, 15/09/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pasi një prokuror special ngriti tre akuza ndaj Hunter Biden, djalit të presidentit aktual në SHBA.

Ndaj Hunter Biden janë ngritur akuza që lidhen me faktin se ai mashtroi kur bleu një armë. Sipas hetuesve, atij nuk i lejohej arma për shkak se ishte i varur nga droga.

Në reagimin e tij, Trump shënjestroi Departamentin e Drejtësisë.

Ai tha se akuzat për armëmbajtjen ndaj Hunter Biden janë të vetmet që nuk implikojnë presidentin Joe Biden.

“Këto akuza janë i vetmi krim që Hunter Biden ka kryer dhe që nuk implikojnë Mashtruesin Joe Biden”, tha Trump.

Trump përsëriti sërish se Departamenti i Drejtësisë po punon për ta minuar atë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

Hunter Biden, djali i presidentit amerikan, Joe Biden, është paditur të enjten nga prokurori special, David Weiss, për akuzat e para që lidhen me armëmbajtjen.

Sipas Fox News, ndaj tij janë ngritur tri akuza. E para, se ka bërë një deklaratë false kur ka blerë armën e zjarrit, e dyta se ka bërë një deklaratë false në lidhje me informacionin që kërkohet nga shitësi i licencuar dhe e fundit, për armëmbajtje nga një person i varur nga substancat.

Akuzat vijnë pasi më herët kishte dështuar arritja e një marrëveshje për pranimin e fajit. Hunter Biden pritej që të pranonte fajin për këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco