Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO/ Bido: Greqia nuk do ta bllokojë integrimin e Shqipërisë për çështjen 'Beleri'

VIDEO/ Bido: Greqia nuk do ta bllokojë integrimin e Shqipërisë për çështjen 'Beleri'

10:22, 15/09/2023
A+ Aa A-

Z. Ardit Bido, Profesor i Associuar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave ka bindjen se Greqia nuk do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit! Çështja “Beleri” nuk ka pasoja për integrimin evropian të Shqipërisë, gjykon ai.

Z. Bido e argumentoi mendimin e tij gjatë një interviste sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV, i ftuar nga moderatorët Flavio Qarri dhe Ola Bregu.

Flavio: Z. Bido, në nivel marrëdhëniesh ndërkombëtare, çfarë rrezikon Shqipëria nga forca që ka shteti grek pikërisht duke e trajtuar çështjen “Beleri” si një kazus jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe me lëvizjet që ka bërë deri në këto momente?

Bido: Absurditeti i kësaj bisede është fakti që një çështje, që është në proces gjyqësor, trajtohet si çështje marrëdhëniesh ndërkombëtare, sepse çështjet që janë në proces gjyqësor, siç thonë Shtetet e Bashkuara ta Amerikës, e tha dje Departamenti Amerikan i Shtetit, do të gjykohen sipas legjislacionit shqiptar dhe këtu do të jemi që ta komentojmë vendimin e gjykatës në fund.

Pra, vendimi i gjykatës është i zbatueshëm e i padiskutueshëm, po në kuptim të komentimit këtu do të jemi! Kjo që po bëhet, që ne e marrim etalonin “Beleri” dhe po luajmë të njëjtin rol që luan Greqia (që është një rol absurd për Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë “duhet të lirohet – s’duhet të lirohet” kur është çështje gjyqësie), kjo s’ka kuptim! Greqia nuk do ta bllokojë ndonjëherë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian për çështjen “Beleri” për arsyen e thjeshtë se integrimi nuk bllokohet për jokauza, nuk bllokohet për raste individuale, nuk bllokohet për çështje dinamike kush është kryetari i baskisë - gjëra që ndryshojnë.

Flavio: Pa dashur t’ju kundërshtoj, kemi parë mazhorancën aktuale se si i bllokoi tri ligjet famëkeqe dikur...

Bido: Unë thashë “Greqia”! Greqia! Një shtet vendos veton në integrimin e një vendi tjetër për kauza. Pra, kauzë nuk mund të jetë kjo! Cila mund të jetë kauzë?! Kauza mund të jetë ajo që unë thashë më parë nëse në mënyrë artificiale dalin mbi 20% në censuse, që do të vendosen disa kërkesa politike për t’i zbatuar Shqipëria përpara se të hyjë në BE.

Prandaj nuk dua që të shoh “degën” e pemës, se as pemën s’po pranojmë ta shohim, ndërkohë që shoh pyllin! “Pylli” në rastin konkret, kemi të bëjmë me një proces ligjor ndaj një individi, që do të marrë drejtim të saktë në një formë apo në një tjetër, qoftë edhe nëse do të duhej Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut./ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Ardit Bido në studion e Kafe Shqeto.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco