Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Rritja e pagave/ Berisha: Rama synon të blejë ‘Kushtetuesen’! Disa zonja aty qëndrojnë në anën e tij

Rritja e pagave/ Berisha: Rama synon të blejë ‘Kushtetuesen’! Disa zonja aty qëndrojnë në anën e tij

21:39, 14/09/2023
A+ Aa A-

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, projektligji për rritjen e pagës së gjyqtarëve është një mënyrë e kryeministrit Edi Rama për të blerë Gjykatën Kushtetuese.

I ftuar në ‘Debat’, Berisha theksoi se bashkëshortja e Enkelejd Alibeajt, Marsida Xhaferllari, në mënyrë anti-kushtetuese mban anën e kreut të qeverisë.

Berisha: Një pjesë e tyre (anëtarët e Gjykatës Kushtetuese) s’kanë qenë në sallën e gjyqit, ka një ndikim më të madh se ç’duhet të ketë në atë gjykatë dhe në të gjitha vendimet, ajo (Marsida Xhaferllari) është renditur me Edi Ramën në mënyrën më anti-kushtetutese, mendo në qëndrimin për mandatin e Olta Xhaçkës, ka disa zonja aty që s’janë ulur kurrë në sallën e gjyqit. Vendimi ishte për të blerë Gjykatën Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco