Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘PS si letër higjenike’/ Bushati: Rama vendos arrestimet e SPAK, jo më ministrat! Beleri shkoi në burg!

21:27, 14/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, gazetari Andi Bushati ka thënë se Edi Rama e ka kthyer Partinë Socialiste në letër higjenike.

Lidhur me temën e emisionit për ndryshimet në qeveri, Bushati u shpreh se kjo është një temë shumë morale dhe demokracie, ndërkohë që Edi Rama po vendos arrestimet e SPAK si në rastin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Belerin i cili përfundoi në burg pas deklaratave të kryeministrit.

Për Bushatin, Rama e ka kthyer PS në një letër higjenike dhe aty ka një kope që ngre dorën dhe kush niset për të vjedhur, kap ndonjë gjë.

Bushati: Kjo është çështje morale dhe demokracie që a e pyet Rama partinë kur vendos njëri apo jo. Rama po vendos arrestimet e SPAK, e dua Belerin në burg dhe Beleri shkon në burg. Ka shkuar shumë përtej emërimit të ministrave që në fund e ka dhe me kushtetutë. Jemi në debat moral. Jemi në një pikë që është shumë luks ta kritikosh Ramën se vendos ministrat pa pyetur njeri, Rama po vendos arrestimet në këtë vend duke urdhëruar institucionet jo seç bën te qerthulli i partisë së vetë.

Ky PS e ka bërë si letër higjenike. Ku ka më PS aty. Aty është një kope që ngre dorën. Kush niset për të vjedh kap edhe ndonjë gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco