'Buzëkuqi' i qeverisë Rama/ Bushati: Mbushës topi! Rrokada e një anonimi me një anonim tjetër, efekt zero

21:01, 14/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në Çim Peka Live, ka folur për kabinetin e ri qeveritar i kryeministrit Edi Rama.

Duke iu referuar fillimeve të PS, Bushati kujtoi se ka pasur rryma, diskutohej në KPD, kishte kryesi diheshin dhe ashtu siç ndodhte në çdo vend demokratik, ndërkohë që ndryshim i epokës Rama ka sjellë dhe këtë që kemi një njeri të gjithëpushtetshëm dhe ca mbushësa topi.

Bushati: Emrat nuk i presja dhe nuk kisha kuriozitet për ti pritur, pasi prej vitesh jemi mësuar që kemi një kryeministër, një të parë të qeverisë dhe disa mbushës topi. Ne kemi ministra që kanë hyrë dhe kanë dalë dhe asnjë njeri në publik nuk i mban mend emrat sepse nuk i ka parë në debat në publik, ndonjë debat të fortë në parlament.

Ndryshe nga sa ishim mësuar me trashëgiminë e PS, dhe nuk jam dakord me zotin Ndreca pasi ne që e kemi ndjekur PS nga fillimi ka pasur rryma, diskutohej në KPD, kishte kryesi diheshin dhe ashtu siç ndodhte në çdo vend demokratik.

Ky ndryshim i epokës Rama ka sjellë dhe këtë që kemi një njeri të gjithëpushtetshëm dhe ca mbushësa topi dhe kur vjedhin e bëjnë me kokë të tyre se ky i madhi nuk di gjë.

Pra rrokada e një anonimi më një anonim tjetër as nuk i thotë gjë publikut as nuk mund të quhet as e mirë as e keqe ka thjesht efekt zero./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco