Muço: Qeveria nuk i kontrollon dot bastet sportive. Ku shkojnë ato qindra-miliona euro?

Muço: Qeveria nuk i kontrollon dot bastet sportive. Ku shkojnë ato qindra-miliona euro?

19:04, 13/09/2023
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Klodian Muço teksa ka komentuar legalizimin e basteve online shprehet se qeveria nuk është e aftë të kontrollojë ende lojërat e fatit në të zezë, pasi nuk i posedon këto mekanizma.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Muço thotë se bastet sportive duhet  duhet të menaxhohen një institucion shtetëror për të kontrolluar qarkullimin e parave.

“Shqipëria është kthyer në një lavatriçe parash. Mjafton të shohesh çfarë po ndodh me normën e këmbimit . Është e pakonceptueshme në një vend normal që të ndryshosh normën e këmbimit me 3 pikë. Ose do të kesh një hiperinflacion ose do kesh një ndodhi shumë të madhe ekonomike që do të kesh një ndryshim të balancave  tregtare. Ndryshe nuk shpjegohet, përveçse pjesës ekonomike kriminale. Vetë kryeministri e ka pranuar që lojërat e fatit kanë vazhduar, tani çfarë bën: liberalizon kazinotë. Në qoftë se nga një anë i mbylli, pastaj i kaloj tek hotelet me 4 dhe 5 yje, nëse distancan më parë ishin nga 500 metra tani i kalon në 100 metra, ulë vlerën për marrjen e licencave. Të gjitha këto çfarë bëjnë?! Bëjnë që u japin akses shumë personave. Aspekti i tretë është që sot edhe lojërat e fatit do kalojnë online, do bëhen me anë të bankave. Po ti sot nuk po kontrollon dot ato qindra-miliona euro që të vijnë me kriptomonedha! Shqipëria është bërë një problem për call center-at.  Kanë ardhur disa herë të huajt në Shqipëri për këto problematika. Si do ti ndalosh ti sot? Ku i ke ti mekanizmat? Ti nuk po kontrollon dot se kush po investon në ndërtim që ka vajtur çmimi për metër katrore deri në 5000 euro. Kush do të kontrollojë lojërat online, se nga do hynë  e nga do dalin këto para? Nëse doni ti hapin bastet sportive le ti hapin por të jetë një institucion që ti kontrollojë e jo ju jepen 10 personave  e më pas të luajnë të gjithë e mos të dihet se ku shkojnë këto para.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco