Lajmi i fundit

VIDEO/ Erion Veliaj 8 orë në SPAK: Dhashë të gjitha shpjegimet për inceneratorët

'Jam kryetar i PD-së'/ Si e mashtroi Basha edhe Këshillin e Europës, ndërkohë që kishte dhënë dorëheqje

'Jam kryetar i PD-së'/ Si e mashtroi Basha edhe Këshillin e Europës, ndërkohë që kishte dhënë dorëheqje

22:27, 12/09/2023
A+ Aa A-

Pasditen e të martës, mediat qeveritare mbushën faqet e tyre me lajmin se Lulzim Basha ishte emëruar nga Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës si “raportues për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës”.

Mirëpo Lulzim Basha ka dërguar një dokument fals pranë KE në 7 shkurt të vitit 2023 ku e paraqet veten si kryetar i PD, ndërkohë që kishte dhënë dorëheqjen nga Partia Demokratike..

Në pikën 2 të dokumentit, ai pretendon që është kryetar i PD, madje tregon edhe rrogën, ku shkruan se paguhet 12 mijë euro në vit.

Të gjithë shqiptarët e kanë parë se në atë kohë Enkelejd Alibeaj deklaronte kudo se: “Basha kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe se ishte ai që kryetari i komanduar”.

Zyrtarisht Basha u kthye për një mandat të katërt, këtë herë si kryetar i “PD-së së vulës” vetëm në 29 korrik nëpërmjet një procesi të ashtuquajtur “një anëtar, një votë”. Në anën tjetër ai asnjëherë nuk e zyrtarizoi në gjykatë dorëheqjen duke mbajtur “me dhëmbë” vulën dhe logon në zgjedhjet lokale të 14 majit ku PD zyrtare u rendit forcë e katërt. 

 

Image

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco