VIDEO/ Veliaj del nga SPAK-Poshtëron prokurorinë: I kam kolegë, insistova unë që të vij

17:01, 30/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj ka dalë nga zyrat e SPAK pas më shumë së 6 orësh dhe ka folur si prokuror dhe jo si njëri nën hetim për afera korruptive milliona euroshe si inceneratori i Tiranës.

Veliaj i quan prokurorët e SPAK kolegë, një etiketim i turpshëm për prokurorët e republikës, por siç ka thënë edhe vetë Altin Dumani, afërmendsh prokurorët dhe gjyqtarët në këtë vend nuk janë gjë tjetër veçse një vegël politike e Rilindjes.

Veliaj vijoi edhe pas daljes nga prokuroria të thotë se ka shkuar ai dhe nuk e kanë thirrur, por më herët gazetarja Klodiana Lala raportoi se ai kishte një fletë-thirrje për t’u pyetur.

Megjithë përpjekjet dhe akrobacitë që po bën Veliaj, në gjithë qënien e tij lexohet frika që e ka kapluar nga mendimi se Edi Rama do ta bëjë kurban për të shpërtuar veten, Agaçin dhe Olsin.

Kujtojmë se SPAK nuk guxoi ta thërrasë Veliajn deri në momentin që Edi Rama deklaroi se SPAK duhet t'i nxjerrë ujin e zi korrupsionit në bashkinë e Tiranës, gjë që u lexua si lëshim i Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco