‘Bashkim kundër Edi Ramës’/ Bardhi: Këto 2 vite nuk kemi ushtruar misionin tonë si opozitarë

21:40, 12/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka folur për zhvillimet politike brenda Partisë Demokratike.

Bardhi u shpreh se përgjatë këtyre dy viteve deputetët e PD nuk e kanë ushtruar misionin e tyre si opozitarë për shkak të konfliktit të bredshëm.

Sipas deputetit demokrat, takim i 43 kolegëve opozitarë është pikënisja e një rruge të gjatë dhe të vështirë, por ky është një minimum për të nisur një dialog duke u parë me njëri tjetrin në sy.

Intervista: 

Krasta: Ju thoni jam këtu për të unifikuar grupin parlamentar të PD-së. Pyetja është: A është i mjaftueshëm ky si proces? A mos kërkoni ju shumë kohë që ne nuk e kemi? Le ta supozojmë që do të keni sukses brenda Parlamentit, po baza poshtë çfarë mendon?

Bardhi: A është kjo e mjaftueshme, jo absolutisht nuk është e mjaftueshme. Por është baza ku ne do duhet të nisim një unifikim të opozitës fillimisht sipas një aksioni të përbashkët parlamentar që do duhet të shtrihet edhe në një aksion të përbashkët politik. Ajo që ka ndodhur këto dy vite brenda opoztiës, për shkak të konfliktit që ne kemi pasur, qytetarët nuk kanë ndjerë garancinë që të drejtat dhe liritë e tyre mund të mbroheshin nga opozita. Pse? Sepse nuk kemi qënë funksional, nuk kemi duke ushtruar misionin tonë. Për fat të keq përgjatë këtyre dy viteve këtë mision e kanë bërë media të caktuara opozitare por ne kemi qënë të përqëndruar gjerësisht te konflikti ynë i brendshëm duke lënë mënjanë atë mision që na kanë besuar qytetarët.

Prandaj është pikënisja e një rruge të gjatë dhe të vështirë, ka çështje që na kanë ndarë në disa pjesë brenda PD-së, por ky është një minimum për të nisur një dialog duke u parë me njëri tjetrin në sy. Kam gjykuar që ta nisim nga çështjet që na bëjnë bashkë sepse po e nisëm me çështjet që na ndajnë atëherë do të humbnim akoma më shumë kohë. Duke e nisur nga gjërat që na bëjnë bashkë unë kam përshtypjen se rruga për të gjetur zgjidhje për probleme që duken shumë larg në këtë moment që kur ka nisur ky format i tryezës opozitare do të jetë shumë herë më e shkurtër për të gjetur zgjidhje për gjërat që duken të pazgjidhshme.

Krasta: Kam ende një problem në raport me mbështetësit brenda. Zoti Berisha ka përveçse në publik, ka një numër shumë të madh rreth 600 mijë njerëzish që mbështesin PD-në hapsionore që e kam quajtur unë, ndërkohë janë mbështetësit tuaj dhe zotit Basha në parlament dhe njëkohësisht janë ndjekësit gjithandej. Sipas analizës suaj sot, zoti Basha dhe të vetët kanë mbështetës sa për ti dhënë atyre një fuqi për të patur pretendime?

Bardhi: Unë nuk dua të hyjë në analizën e shifrave pasi ne kemi nevojë si opozitë jo vetëm të mbledhim çdo numër brenda çdo faktori opozitar por ne do duhet të hapemi ndaj shoqërisë ndaj atyre që janë indiferent sot ndaj politikës po pse jo edhe një numri të konsiderueshëm i socialistëve të ndershëm që janë të zhgënjyer nga qeverisja 10 vjeçare e Edi Ramës.

Kjo fashë e dytë dhe e tretë as që bëhet fjalë të afrohet kur ti ke një konflikt brenda PD por sigurisht nuk afrohet në momentin që ti ke bërë një bashkim mekanik të secilit faktor por pa i dhënë mundësinë të shikojnë që gjërat realisht brenda kampit opozitar kanë ndryshuar./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco