Abuzimi me fondet e BE/ Ish-ministrja e Bujqësisë, Krifca paditet në SPAK

Abuzimi me fondet e BE/ Ish-ministrja e Bujqësisë, Krifca paditet në SPAK

11:49, 12/09/2023
A+ Aa A-

Nisma Thurje ka denoncuar sot në SPAK ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe disa zyrtarë të AZHBR-së, në lidhje me abuzimet me fondet e BE.

Në një dalje për mediat, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, i bëri thirrje SPAK që të hetojë zinxhirin vendimmarrës.

“Do të vazhdojmë kallëzimet për ata që kanë 30 vite që vjedhin këtë vend. Sot kemi bërë kallëzim për abuzimet e AZHBR-së, të fondeve të IPARD-it.

Kërkojmë hetim të ish-ministres së Bujqësisë dhe të përgjegjësve të tjerë. Ne shpresojmë që kjo të jetë një vijë ndarëse, e pakalueshme për dy arsye. Jemi para dy rasteve, të tradhtisë ndaj fermerëve, pasi ai është i tradhtuar nga qeveria e vet. Fëmijët tanë pinë qumësht nga Serbia dhe hanë domate nga Maqedonia. Po mirë që e kanë lënë fermerin vetëm dhe i heqin aksesin fermerëve nga tregjet, por edhe kur vijnë fonde nga BE, që ta ndihmojnë atë që të punojë më lirë, këto lekë i vjedhin.

Vjedhin me një grup oligarkësh, siç kanë bërë 30 vite. Jemi para një vije ku nuk duhet të kalohet, drejt rrugës së BE. Ne përjashtohemi nga fondi i ndihmës që jepet nga europianët”, tha Shabani.

Po ashtu, Soko tha se janë denoncuar dhe zyrtarë të tjerë.

"Kemi denoncuar dhe zyrtarët që kanë pasur detyrë për të kontrolluar fondet dhe dokumentacionet. Ne kemi marrë të gjitha të dhënat dhe flasim për raste konkrete. Fondet e IPARD-it vijnë për fermerët”, tha Pano Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco