Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

U votuan të hënën në kuvend, betohen para presidentit ministrat e rinj

U votuan të hënën në kuvend, betohen para presidentit ministrat e rinj

10:47, 12/09/2023
A+ Aa A-

Ministrat e rinj të qeverisë këtë të martë do të bëjnë edhe betimin e tyre para presidentit të republikës Bajram Begaj pas votimit një ditë më parë në parlament, dhe të nisen drejt detyrës së re.

Deri më tani në presidencë për tu betuar kanë qenë Albana Koçiu betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Anila Denaj që është në krye të Bujqësisë tashmë.

Në Presidencë ndodhet edhe Igli Hasani që ka marrë postin e Olta Xhaçkës në krye të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ogerta Manastirliu që tashmë do të jetë në krye të ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu në presidencë është edhe Arbian Mazniku ministër për Pushtetin Vendor.

Ndërkohë që i vetmi ministër që akoma nuk është votuar nga kuvendi ministri i ri i propozuar për postin e ministritë të Financave, votimi i tij pritet që të bëhet të enjten dhe më pas ai të bëjë edhe betimin në presidencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco