VIDEO/ SKANDALI/ Prokuroria e Tiranës lehtëson akuzën për Rrajat

11:19, 11/09/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës lehtëson akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas.

Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopë bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.

Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve.

Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit. Çka do të thotë se, nëse Bilbil e Jashar Maja nuk kërkojnë hetimin e dhunuesve të tyre, çështja penale ndaj Rrajave mund të pushohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco