Urimi/ Berisha: Super fitore! Shqipëri-Poloni me rezultatin 2:0. Kuqezinjtë në krye të grupit!

Urimi/ Berisha: Super fitore! Shqipëri-Poloni me rezultatin 2:0. Kuqezinjtë në krye të grupit!

08:51, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar kombëtaren shqiptare për fitoren spektakolare ndaj Polonisë.

Mesazhi

Super fitore! Shqipëri-Poloni me rezultatin 2:0. Kuqezinjtë në krye të grupit!

Kuqezinjtë tanë arritën sonte në Tiranë një super fitore plotësisht të merituar. Ata ngadhënjyen me një lojë fantastike ndaj polakëve, një prej ekipeve më të mira të Europës. Urimet më të përzemërta ekipit Kuq e Zi, kapitenit të skuadrës, Berat Xhimshiti, trajnierit Sylvinho dhe golshënuesëve, Jasir Asani dhe Mirlind Daku, që me super golat e tyre realizuan këtë super fitore!

Urime të veçanta shkojnë për fansat Kuq e Zi, që me zemrat e tyre sollën nga të katër anët e trevave shqiptare fitoren në Air Albania! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco