Skandali me fondet e IPARD/ Panariti: Pezullimi i financimit nga ana e BE, penalizues për bujqësinë shqiptare

20:08, 08/09/2023
A+ Aa A-

Ish minsitri i bujqësisë Edmond Panariti, ishte i ftuar në ''Edicionin e orës 19’’ në Syri Tv, ku komentoi skandalin me fondet e IPARD, dhe pasojat e tij.

Pezullimi i financimit nga ana e BE të fondeve të akorduar për bujqësinë shqiptare është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, e paprecedentë, e panjohur më parë dhe një diçka krejt penalizuese për bujqësinë shqiptare, e cila nga fondet buxhetore në rastin më të mirë nuk merr më shumë se 10 milionë euro në vit, pavarësisht se ka një buxhet teorik, por ai praktikisht nuk i ka kapërcyer asnjëherë 10 milionë euro.

Dhe ta privosh bujqësinë shqiptare, fermerin, blegtorin, dhe të gjithë bizneset bujqësore nga një mase financimi për 130 milionë euro.

I bie 13 vite buxhet shteti shqiptar, t'ja heqesh si financim nga BE. Pra kjo është diçka shumë e rëndë. BE nga zyra kundra mashtrimit e ka finalizuar hetimin e tij por edhe pa finalizuar hetimin, ai si masë kishte shprehur ndërprerjen e financimit të bujqësisë shqiptare .

Dhe mbetet për tu parë, se ky është një raport kofidencial dhe unë nuk jam këtu për të komentuar detajet e raportit por jam i bindur se ky informacion i ka shkuar kreut të qeverisë dhe unë jam i prirur të mendoj se dhe ndryshimet në qeveri dhe largimi i ministres janë lidhur edhe me këtë finalizm të hetimeve.

Dhe zëvendësimi i minsitres, me ish ministren e financave në atë kohë, e shikoj në këtë optikë, se bëhet fjalë për një dëm të madh financiar dhe duhet padyshim një person i cili ka administruar financat në ato kohë, për të marrë në dorë këtë situatë e cila mund të jetë një situatë shumë e rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco