Lojërat Mesdhetare 'Prishtina 2030', Osmani: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar

Lojërat Mesdhetare 'Prishtina 2030', Osmani: Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar

19:14, 08/09/2023
A+ Aa A-

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me lajmin që u bë i ditur se Kosova do të organizoj Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.

“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar!”, kështu e ka cilësuar këtë ngjarje Osmani.

Osmani ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe institucionet e Kosovës të angazhuara “në këtë arritje të madhe”.


Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë.

Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

“Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!”, ka thënë Osmani.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco