Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Berisha: Rama bëri ministër, përfaqësuesin e Ndraghetës, Maznikun! Ministrja Koçiu, e regjistruar se merr lekë

Berisha: Rama bëri ministër, përfaqësuesin e Ndraghetës, Maznikun! Ministrja Koçiu, e regjistruar se merr lekë

13:33, 08/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka komentuar sot ndryshimet e fundit në qeveri që u detyrua të bëjë Kryeministri Edi Rama, ndryshime të shpallura në Asamblenë e PS-së dhe zbuloi, portretin e fshehur, por të korruptuar të disa prej ministrave të rinj. 

"Tani, çfarë ishte kjo asambleja?! - tha Berisha në konferencën e shtypit mbajtur sot. - Asambleja ishte me disa dimensione. Në një anë Edi Rama paraqitej aty si krimineli që i kanë kallë datën  bashkëautorët në krime atij.

Nëse e vutë re ai në këtë fjalim, nuk kishte urrejtje për mua, jo. Ai të gjithë urrejtjen e kishte për të vetët. Kujtoni e shiheni edhe njëherë. "Ju të tillë e ju të atillë, ju kështu e ju ashtu. Unë i ndershmi ju hajdutët, unë i pastri, ju të tillë." 

Duhet të bëni një analizë. Nëse bëni një analizë të fytyrave të asamblesë, ajo tregonte një terror që ai ushtroi ndaj anëtarëve të asamblesë. Aspekti i parë ky. Bashkë kemi vjedhur, por burgu është për ju e jo për mua. Ky ishte morali.

E dyta, zëvendësimet. U tha shqiptarëve se, jeni të pashpresë nëse nuk merrni në dorë fatin tuaj.

Kë solli në qeveri, më thoni pak. Solli përfaqësuesin zyrtar të Ndraghetës në Tiranë, Maznikun. Njeriun që me ‘Eco Tiranën’ ka patur ortak Miljorancin e Veronës, bosin e Ndraghetës sipas autoriteteve italiane. 

Çfarë është Arbjan Mazniku? Është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte 12 rroga si nënkryetar bashkie. I keni të rreshtuara i kam publikuar të gjitha këto. Është njëri nga ata që në restorantin e Nusretit, bashkë me Belindën kanë porositur dy biftekë 1 mijë dollarësh.

Nuk kam qenë aty, por Arben Ahmetaj thotë se këta të dy kanë porositur nga dy biftekë.

Pra, ky erdhi dhe u bë ministër. E bënë ministër, djegësit. Në vend që të shkojë, absolutisht në qeli për të gjithë aferën, ky bëhet ministër! 

Po ajo tjetra, Koçiu?!  Ajo është e regjistruar se merr para. Vajza i thotë nënës vet se kësaj duhet t'i jap para, se nuk bëhet ndryshe. Dhe SKAP-i i ka të gjitha këto, për të mos thënë problemet e tjera... Ajo bëhet ministre e Edi Ramës!

Edi Rama ka me borxh, po shtrëngon radhë me të gjithë bashkëvjedhësit e tij, nga bashkia e mbrapa, sepse kanë punuar bashkë në bashki, kjo, Albana Koçiu," tha Berisha.

"Ndryshimet e qeverisë ishin, ikën mëkatarët, erdhën mëkatarët. Ikën të korruptuarit, erdhën të korruptuarit" 

"Metaj ishte ‘rifughiu pecatorum’ i mëkatareve të Arben Ahmetajt, - vazhdoi fjalën kreu i PD-së. - Çfarë vidheshin këtu shkonin dhe strehoheshin aty. Ky ka qenë kryetari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare. Ka dhe ca pikëpyetje të mëdha të tjera, por janë në hetim e sipër. 

Nuk them dot gjë për këtë të Jashtmin, se nuk e njoh. Ka qenë diplomat karriere dhe nuk ia njoh begraundin dhe është në natyrën time që për ata që nuk i njoh, nuk mund të flas. Por natyrisht ka bërë një gabim fatal që ka pranuar t'i shërbejë në atë funksion një njeriu që nuk ka asnjë interes publik dhe kombëtar, përveç interesave të tij personale. 

Se të bëhesh ministër i Jashtëm i njeriu më të diskredituar në rajon, më të pa karakter në rajon, njeriu që mandati i të cilit qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjet, merr përsipër të ndëshkosh veten tënde gjithë jetën. Dhe nuk kam të qartë, nuk e njoh, nuk mund të flas, por fakti që ka pranuar të marrë Ministrinë e Jashtme nën Edi Ramën, flet shumë për të. 

Kështu që ndryshimet e qeverisë pra ishin, ikën mëkatarët, erdhën mëkatarët. Ikën të korruptuarit, erdhën të korruptuarit.

Por çfarë ishte fjala tjetër e Edi Ramës. Thashë, e para ishte urrejtja ndaj të vetëve sepse pretendonte se ata ia paskan nxirë fytyrën atij, por pse ja paskan nxirë këta fytyrën atij kur ky ia ka nxirë me sistemin që ka vendosur. 

Aspekti në të cilin Edi Rama u dëshmoi shqiptarëve se ka vendosur në kontroll të plotë dhe total Prokurorinë Speciale.

Ju lutem nxirruani shqiptarëve fjalët që ai ka thënë para dy vitesh për SPAK që mos e dhëntë zoti që është krijesë e PS dhe dëgjoni fjalën e fundit që ishte një apoteozë lavdie se amnistoi Erion Velinë, një nga personat më qendror në vjedhjen e shekullit me djegësin e Tiranës, që amnistoi me urdhër të Ramës, Ilir Beqajn duke dëshmuar me këto amnisti se një aleancë e tmerrshme krimi një kontroll i plotë mbi Skapin është vendosur dhe kjo prokurori është tashmë një degë e ekzekutivit të qeverisë së krimit të Edi Ramës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco