'A beson Kikia te thashethemi se do të kemi një qeveri Rama - Basha?'

'A beson Kikia te thashethemi se do të kemi një qeveri Rama - Basha?'

11:32, 08/09/2023
A+ Aa A-

"Përtej pritshmërive, z. Basha u rikthye në Partinë Demokratike njësoj si ai që lë dikë tek vendroja e i thotë “qëndro pak ti sa të shkoj unë diku se kam një punë” dhe kthehet e thotë “faleminderit që ma ruajte vendin e tani vazhdo"!!!

“Besoni te thashethemi që do të kemi një qeveri Rama-Basha apo e kemi një qeveri Rama-Basha”- Kjo ishte pyetja që i drejtoi sot analistit Mentor Kikia, moderatori i emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV, Flavio Qarri.

Dhe analisti Kikia i shpjegoi: “Një bashkëqeverisje mund të jetë edhe pa qenë në qeveri! - tha ai. - Pra, nuk është e thënë që partneriteti duhet patjetër të zyrtarizohet përmes përfaqësuesve legalë në qeveri, por nëse do të vazhdojmë t’i besojmë atij konspiracioni politik për të cilin pretendon Partia Demokratike se Basha është një partner në bashkëqeverisje me z. Rama, mjafton që ta japësh kontributin në drejtime të tjera pa thënë që të kesh njerëzit e tij në qeveri.

Megjithatë, për të komentuar pak, se është shumë e rëndësishme ajo pyetja se çfarë prisnin njerëzit nga Basha dhe çfarë mund të bënte Basha?

Unë besoj se Basha kishte në dorë të bënte diçka shumë të madhe, - theksoi analisti. -  Duhet të pranojmë një gjë që jo vetëm në PD, por në të gjithë mjedisin politik shqiptar, qoftë njerëzit aktivë në politikë, qoftë qytetarët, janë të lodhur nga status quo-ja dhe ai grupi i njerëzve që vazhdojnë të jenë në krye të saj. Padyshim dhe PD është një model i kësaj qëndrueshmërie. Njerëzit pra janë lodhur nga kjo dhe prisnin ndryshime.

Me të drejtë, një numër i madh deputetësh në fazën e parë të krizës dhe çarjes së PD-së, nuk ishin në krah të z. Berisha sikundër nuk ishin publikisht në krah të z. Basha, por ishin në pritje për të parë nga do të marrin zhvillimet. Dhe z. Basha nuk e drejtoi luftën politike brenda PD-së thjesht në emër të asaj që quhet “non grata”, por e drejtoi mbi atë që quhet “berishizmi” si frymë e drejtimit të politikës dhe kjo i krijoi një lloj shprese brenda PD-së që ai do të prodhojë një frymë të re, një qasje të re, parime më demokratike, marrëdhënie më demokratike, struktura më demokratike duke krijuar hapësira për zgjedhje reale dhe kontribute reale të njerëzve që kanë ambicie brenda një force politike.

Por, çfarë ndodhi?!

Përtej këtyre pritshmërive, z. Basha u rikthye në Partinë Demokratike njësoj si ai që lë dikë tek vendroja e i thotë “qëndro pak ti sa të shkoj unë diku se kam një punë” dhe kthehet e thotë “faleminderit që ma ruajte vendin e tani vazhdo!” nënvizoi Kikia në vazhdim/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon e SYRI TV:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco