Koka: Demokratët u bashkuan, deputetët e kuptuan se Basha përfaqëson interesat e Edi Ramës

Koka: Demokratët u bashkuan, deputetët e kuptuan se Basha përfaqëson interesat e Edi Ramës

08:16, 08/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Ora News, gazetari Bledian koka u shpreh se demokratët u bashkuan se e panë se duke u shtyrë më njëri-tjetrin vazhdojnë t’i japin oksigjen skandaleve të qeverisë.

Ai tha se duhet kuptuar se skizma e deputetëve që mbështesnin Bashën e kuptuan se çfarë përfaqëson Basha, ai që përfaqëson biznesin e humbjes për interesat e Edi Ramës.

Koka: Besueshmëria vjen nga vetëdija e vetë aktorëve që e bënë këtë pajtim. Simptomat e para u dhanë në seancën e fundit të korrikut, ku sinergjia e dy grupimeve u pa qartë dhe aktorët e kuptuar se kjo sinergji e bërë bashkë. E panë se duke u parë dhe shtyrë më njëri-tjetrin vazhdojnë t’i japin oksigjen skandaleve të qeverisë. Sigurisht që bashkimi nuk ka ndodhur brenda një dite. Duhet kuptuar se skizma e deputetëve që mbështesnin Bashën e kuptuan se çfarë përfaqëson Basha, ai që e quaj si biznesi i humbjes për interesat e Edi Ramës.

Artikulimet ndaj dy grupimeve të Bardhit dhe Berishës kanë qenë shumë të ashpra. Të dyja palët kanë faj, por fajet t’ia lëmë propagandës së rilindjes. Ky lloj kundër reagimi që ka shkaktuar ky bashkim është lajmi më i mirë se si propagandistët e rilindjes po reagojnë. Fitorja nuk është e një njeriu, por e gjithë demokratëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco