VIDEO/ Berisha: Nuk ka asnjë ndryshim në rrafshin politik mes Tom Doshit dhe Lulzim Bashës

20:59, 07/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një interviste të dhënë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend.

Gjatë intervistës, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, Lulzim Basha dhe Tom Doshi në aspektin politik janë njësoj. Sipas Berishës nuk ka asnjë ndryshim mes tyre, por i vetmi ndryshim është se Tom Doshi është i hapur në koalicion me Edi Ramën, kundër Sali Berishës.

Çim Peka: Ju thatë një takim të Bashës me Ballën. Unë po ju them ka disa takime të Bashës me Ballën. Ka dhe diçka tjetër, Edi Rama shprehet kudo se tashmë janë në bashkëqeverisje se Balla është në qeveri si ministër i Lulzim Bashës. Kur thoni vetëm këta të dy jo, ju keni pranuar dhe Lufter Xhuvelin në qeveri kur keni pasur nevojë.

Sali Berisha: Kam pranuar Lufter Xhuvelin sepse ai ishte kryetari një partie reale, Agrare qendër e majtë, e cila ka pranuar programin e PD-së, ka paraqitur vërejtjet e veta, dhe kemi qeverisur shumë mirë së bashku. Kjo është në kuadrin e një koalicioni disa partiak. Është një gjë normale. Ndërsa lidhur me këta dy persona, këta sot janë nën shërbim të Edi Ramës, ose po aq në shërbim sa Tom Doshi. Por Tom Doshi nuk bën protagonizëm, rri në punën e vet, merr ato tendera, jep ato 3-4 vota. Thashë, se në parimin se këtu është një relacion fatal që krimi shndërrohet dhe vota në krim. Ai fiton 3 mijë tendera, ato shndërrohen në vota dhe ai vazhdon e fiton 5 mijë tendera. Ky është një relacion i tmerrshëm në Shqipëri. Kurse Lulzim Basha është peng. Nuk mund të them se është peng Tom Doshi, se do ja thoja menjëherë Tom pengu, po jo nuk ështe peng. Tom Doshi ndjek agjendën e tij. Lulzim Basha është peng i faktuar me dosjen e larjes së parave. Ata që shkojnë mbas pengut bëjnë zgjedhjen e tyre. Por që Lulzim Bashës ja mbylli Edi Rama dosjen këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Dhe e ka lënë mundësinë për ta hapur, sepse njëri prokuror nuk e ka firmosur, pra jemi në këto kushte dhe ju e patë. Njoftimin për Lulzim Bashën në parlament e bëri kryetarja e parlamenti që nuk ndodh kurrë. Pra është një fakt.

Peka: Meqenëse përmendët rastin e Tom Doshit. Tashmë është evidende se mediat e kontrolluara nga Rama kanë filluar një sulm frontal ndaj Doshit me gjoja një dosje të zbuluar, por në fakt nuk kishte referenca. Ato që janë shkruar në mediat shqiptare. Jo vetëm burime, por është e dukshme që Rama në pamundësi për ta përdorur më partinë e Doshit, por tenton të fuqizojë dhe të zëvendësojë Doshin me Lulzim Bashën. Biznesmenë shumë afër Ramës, që shkojnë e ankohen pranë tij, për sulme të Bashës, përgjigja e Ramës është; Ndihmojeni se ka nevojë. Të njëjtën gjë bënte me banditët në 2014, kur ju vinin gjoba biznesmenëve. E njëjta sjelle është me të. Sa merakoseni se një konvertim i Bashës në një Tom Dosh, që me parët e Ramës grumbullon vota, mund ta dëmtojë opozitën në 2005.

Berisha: Asnjë ndryshim në rrafshin politik mes Tom Doshit dhe Lulzim Bashës nuk ka. I vetmi ndryshim është se Tom Doshi është i hapur në koalicion me Ramën kundër Sali Berishës. Por Tom Doshi u bë me parti sepse Edi Rama shiti akademinë Skënder Gjinushit dhe i dha partinë Doshit. Pra bëri një pazar të turpshëm, më të paskrupullt që mund të bënte kush, por ky është një realitet. Të njëjtin pazar bëri me Lulzim Pengun. Pasi e mori me dosje peng, mori logon e PD-së dhe kërkon të ja japë atij, ta bëjë kryetar me logo të vjedhur. Pra atje shiti akademinë, në këtë rast e mori peng dhe me sadushët e tij i jep logon. Ngjashmëria është identitike. E vetmja gjë është se Toma është i sinqertë, thotë jam aleat, jam kundër Sali Berishës. Nuk jam opozitë unë, jam me qeverinë. Po i bien një e nga një të gjitha petët e lakrorit të Lulzim Bashës. I vetmi moment është këtu. Çdo njeri që është i lirë, se nuk është vetëm Lulzim Basha peng, ka dhe të tjerë, sepse është një shoqëri që noton mbi krimi. Kjo është e vërteta dhe kështu pengjet nuk janë kaq të paktë, por çdo njeri i lirë që e ndjen veten të lirëi them, se më mirë të shkojë me çdo parti tjetër se me partinë, grupin e pengut, sepse pengu kurrë nuk mund të marrë vetë vendime. Shikoni si kalon nga një akt poshtërimi në një tjetër. Kjo verë ka qenë shumë interesante, ka qenë një nga verat më dinamike që ka pasur ndonjëherë në zhvillime.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco