Vokshi: Sollën 450 faqe fakte për farsën elektorale, janë me emra ata që kanë bërë krime zgjedhore

Vokshi: Sollën 450 faqe fakte për farsën elektorale, janë me emra ata që kanë bërë krime zgjedhore

08:30, 07/09/2023
A+ Aa A-

Në një intervistë për Ora News, deputetja demokrate Albana Vokshi u shpreh se për herë të parë sillet një evidencë të tillë kaq voluminoze për krimin zgjedhor të ndodhur në bashkitë e vendit me një botim prej 450 faqesh.

Albana Vokshi tha se këto në paraqitura tashmë në libër janë dëshmi për ato që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhje.

Ajo shtoi se krimi elektoral ndodh sepse Edi Rama dhe shtabet e tij dinë çdo gjë për ne, ndërsa sipas saj drejtësia nuk vepron ndaj tij.

Vokshi: Sjellim për herë të parë një evidencë të tillë kaq voluminoze për krimin zgjedhor të ndodhur në bashkitë e vendit. Kemi të evidentuara me foto dhe vide skemën e ngritur për vjedhjen e votave. Kemi punuar me orë të tëra për të arritur në këtë volum. Këto janë dëshmi për ato që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. OSBE-në e kemi furnizuar me informacione të përditshme dhe u kemi dhënë raporte sipas bashkive.

Krimi elektoral ndodh sepse Edi Rama dhe shtabet e tij dinë çdo gjë për ne. Për sa kohë drejtësia nuk funksionon ky është një libër shumë i mirë sepse janë me emra ata që kanë bërë krime zgjedhore. Kemi denoncuar me emra bandat në shumë qytete. Nëse SPAK do të veprojë kjo është një bazë shumë e mirë, por drejtësia vepron me dy standarde dhe prandaj Rama thotë se do ta përdorë sërish skemën e patronazhistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco