Lajmi i fundit

Protestë në Belsh, dhjetra tregtarë mësyjnë në bashki

VIDEO/ Libri i farsës elektorale, Meri Lika: Ka shumë krime zgjedhore, po kalojmë në diktaturë

18:20, 06/09/2023
A+ Aa A-

Duke diskutuar për librin e farsës elektorale të 14 majit, audituesja ligjore Meri Lika, e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, ishte një zgjedhje shumë e zgjuar dokumentimi i krimeve zgjedhore në një libër.

Sipas Likës, njerëzit duhet ta lexojnë këtë libër për të kuptuar që Edi Rama nuk i ka fituar zgjedhjet, por i ka vjedhur.

‘Nuk ka ndodhur më parë që të jetë bërë një libër i tërë.

Të ketë kaq shumë krime zgjedhore që të arrihet e të bëhet një libër. Çdo gjë vlen për tu treguar njerëzve, sepse ka shumë që nuk e besojnë, thonë i fitoi zgjedhjet, jo i mori apo i vodhi, por nëse do ta marrin dhe do ta lexojnë librin, do e kuptojnë që në fakt zgjedhjet janë vjedhur si kurrë me parë.

Shërben jo vetëm për sot, por edhe për zgjedhjet e 2025. Shërben për të kuptuar njerëzit se si duhet të përqendrohemi që pushteti të mos bëhet, autokratik, por të mos kalojmë në diktaturë, sepse dalë e ngadalë po kalojmë në diktaturë dhe mendoj se është zgjedhje shumë e mirë libri.

Në kancelaritë e huaja janë çuar edhe fakte të dokumentuara, por edhe libri është një nga zgjedhjet shumë të zgjuara për ta dokumentuar vjedhjen’, tha Meri Lika në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco