Investigimi i RAI 3/ Avokati: Meloni sigurisht do e mbrojë pasi është si një kopje e Ramës

11:39, 29/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka sulmuar emisionin 'Report' pas reportazhit për marrëveshjet mes Italisë dhe Shqipërisë dhe për akzuat për lidhjet me mafian të qeverisë shqiptare.

Drejtori i Report në RAI 3, Sigfrido Ranucci ka reaguar pas komenteve të shumta se përse nuk u shfaq mbrëmë dokumentari i radhës për Shqipërinë, i cili nxiti spekulime të shumta online.

Ranucci iu përgjigj një komenti për këtë çështje, duke thënë se dokumentari do të transmetohet. “Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruan ai.

Avokati Kujtim Cakrani i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se Meloni sigurisht do e mbrojë Ramën, pasi është si një kopje e tij, që kur ka ardhur në pushtet ka sulmuar ‘RAI 3’ dhe ajo vjen nga një parti krejtësisht fashiste që në mendjen e saj 90% kanë Musolinin.

Pjesë nga biseda në studio:

‘Unë kam një farë ndjenje mund të themi, ne nuk mund ta gjejmë zgjidhjen nga Rai 3 apo nga politika e huaj, absolutisht.

Rai 3 nuk transmeton as pak as shumë ato që i dinë të gjithë shqiptarët që i keni transmetuar ju.

Qeveria Rama është një organizatë kriminale dhe nuk e them unë këtë, e thonë dokumentarët e ndryshëm qoftë edhe mediat ndërkombëtare, Rama thjesht është një kukull në dorë të mafias i vendosur aty për të grabitur Shqipërinë dhe për këtë nuk ka pikën e dyshimit.

Rama është aty sepse i shërben mafia, jo vetëm kombëtare por edhe ato ndërkombëtare dhe për këtë gjë nuk ka asnjë dyshim, sepse janë provat aty dhe nuk më ka zhgënjyer fare ‘RAI 3’ që nuk do të bëjë një emision të dytë.

Rama dihet që është një korruptues politik i të gjitha niveleve dhe kështu e ka nisur karrierën e tij dhe që kur u bë ministër, e më pas kryetarë bashkie, ai ka hedhur themelet e tij të krimit që me bashkinë e Tiranës, pastaj vazhdoj edhe si kryeministër.

Kështu që më duket absurditet i madh që ne shqiptarët të shpresojmë që një televizion i huaj qoftë ky edhe shtetëror të na pasqyrojnë bëmat e kryetarëve të bashkisë së Tiranës apo të vetë Ramës.

Meloni sigurisht do e mbrojë pasi është si një kopje e Ramës, që kur ka ardhur në pushtet ka sulmuar ‘RAI 3’ çdo ditë e çdo javë pa asnjë lloji problemi dhe ajo vjen nga një parti krejtësisht fashiste që në mendjen e saj 90% kanë Musolinin.”

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco