Teliti: Të vendosen në rendin e ditës kërkesat e këshilltarëve të opozitës, Veliaj duhet të përgjigjet për skandalin 5D

11:14, 29/04/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të opozitës në bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme ka kërkuar që në rendin e ditës të mbledhje së Këshillit Bashkiak të vendoset në rend dite kërkesat e tyre.

Teliti është shprehur se kryetari i bashkisë së Tiranës dueht të përgjigjet përpara këshilltarëve pasi ka 10 muaj që nuk përballet me ne.

"Deri në sot jemi përballur me një JO të fortë nga kreu iu bashkisë dhe ekipi i tij i këshilltarëve por opozita nuk do të rreshti kurrë për të kërkuar të vërtetë dhe zbardhjen e plotë të aferave korruptive.

Kërkesa e sotme ka të bëjë me ndryshimin  rendit të ditë së nesërme e cila ka si rend dite miratimin e ndihmës ekonomike që ka propozuara bashkia gjë për të cilën opozita ka votuar pro dhe do të votojë dhe pro ditën e nesërme, por seanca nuk ka si rend dite  tre kërkesat themelore dhe bazike për zbardhjen  aferës 5D.

Kërkesat tona janë të qarta dhe të thjeshta që kryetari i bashkisë të paraqitet përpara këshilltareve dhe të japë llogari një më një për 30 milionët e eurove ku kanë shkuar ato, pse kanë çeduar të gjithë instrumentat e brendshëm të kontrollit, pse ka çeduar auditi i brëndshëm, si është e mundur që klientelizmi dhe favorizimi i drejtorëve të tij ka mbretëruar në organet e bashkisë dhe si është e mundur që kanë marrë dhe statusin e investitorit strategjik.

Kryebashkiaku të dalë përpara këshillit bashkiak për herë të parë në 10 muaj dhe nuk kem pasur njëherë bashkëbisedim me Veliajn."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco