Ranucci: Reportazhi për Shqipërinë do transmetohet, po presim akordin për intervistën e Ramës

Ranucci: Reportazhi për Shqipërinë do transmetohet, po presim akordin për intervistën e Ramës

11:06, 29/04/2024
A+ Aa A-

Drejtori i Report në RAI 3, Sigfrido Ranucci ka reaguar pas komenteve të shumta se përse nuk u shfaq mbrëmë dokumentari për Shqipërinë.

Vetë Ranucci dhe drejtuesit e RAI-t kishin lajmëruar se do të shfaqej pjesa tjetër e dokumentarit për Shqipërinë.

Por të dielën kjo gjë nuk ndodhi, duke nxitur spekulime të shumta online.

Ranucci iu përgjigj një komenti për këtë çështje, duke thënë se dokumentari do të transmetohet.

“Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruan ai.

Kujtojmë se pjesa e parë e këtij dokumentari tronditi në themele qeverisjen e Edi Ramës.

Ky i fundit nisi një sulm frontal ndaj medias italiane.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco