Berisha: Synimi i librit, të bindë çdo shqiptar që Edi Rama i vjedh zgjedhjet, jo nën rrogoz, por para kamerave

Berisha: Synimi i librit, të bindë çdo shqiptar që Edi Rama i vjedh zgjedhjet, jo nën rrogoz, por para kamerave

12:15, 06/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i demokratëve Sali Berisha zbuloi dhe qëllimin e publikimit të librit me shkeljet e kryera nga Edi Rama në farsën elektorale të 14 majit 2023.

Berisha theksoi se qëllimi është të bindë çdo shqiptar se Edi Rama vetëm i vjedh zgjedhjet dhe nuk i fiton ato dhe këto shkelje nuk i ka bërë nën rrogoz por para kamerave.

Berisha: Këtë libër këtë raport nuk është një qarje dhe një vajtim por një kushtrim pasi e kemi publikuar me një qëllim që çdo shqiptar që ka interesin më minimal duhet ta dijë se Edi Rama zgjedhje nuk bën por Edi Rama vjedh vjedh dhe vetëm vjedh zgjedhje. Ky është qëllimi i këtij libri.

Ne bëmë gjithçka për përmirësimin e kodit zgjedhor, por çfarë tha në fillim të fushatës elektorale; kinezëri e partive, do më diktojnë mua ata, dhe unë nuk pyes për ta.

Edi Rama u thotë shqiptarëve, i kam vjedhur dhe do ti vjedh zgjedhjet. Por cila është tragjikja sociale dhe politike në këtë mes. Po në mënyrë fatale, është krijuar koncepti se ky i vjedh zgjedhjet, por i fiton. Ky është gjëja më e turpshme. Ky është koncepti i njeriut të frikësuar gjer më palcë, apo njeriut të verbuar gjer në infinit, fanatik.

Është njësoj si ti thuash hajdutit, ato që ke vjedhur janë të tuat. Si ti legjitimosh hajdutit që të hajduti, që ke marrë diçka, por të tjerat janë të tuat.

Ky libër ka synim këtë, që të bindë çdo shqiptar që Edi Rama ka vjedhur dhe nuk ka fituar zgjedhje.

Po i injoroj të gjitha faktet e rreshtuara në këtë libër. Por po marr vetëm vendimet zyrtare të Edi Ramës nga fillimi gjer në fund të fushatës elektorale, jo nën rrogoz, por para kamerave u tha shqiptarëve se ky ligj zgjedhor është një kinezëri.

Nga fillimi e deri në fund me vendim qeverie vendosi tu dërgojë pensionistëve zarfin 50 mijë lekë, 683 mijë pensionistëve. Me vendim qeverie, të gjitha në kundërshtim me ligjin shpalli rritjen e rrogave në mes të fushatës  elektorale. Shpërndau miliona e miliona para për tërmetin. Vetëm në Peshkopi shpërndau 400 mln lekë për personat më aftësi ndryshe. 13 mijë pensionistë shtoi në lista pa kontribute. Këto janë të gjitha veprime zyrtare dhe nuk janë veprime me Bajrët, Bandën e Durrësit, Elbasanit etj. Janë veprime nga zyra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco