‘Farsa elektorale e 14 majit në Shqipëri’, selia blu prezanton sot librin e ‘manipulimit të zgjedhjeve’

‘Farsa elektorale e 14 majit në Shqipëri’, selia blu prezanton sot librin e ‘manipulimit të zgjedhjeve’

08:57, 06/09/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike që ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore të 14 majit, nën kujdesin e kreut demokrat Sali Berisha publikon sot librin e titulluar “Farsa zgjedhore e 14 majit në Shqipëri”.

Në njoftimin e saj, selia blu bën me dije se “pas një pune intensive të një grupi ekspertësh të zgjedhjeve, ligjit dhe medias ka finalizuar databazën e manipulimit të zgjedhjeve  të 14 majit 2023”, të cilën e ka përmbledhur në një libër anglisht.

“Promovimi: E mërkurë, 6 shtator 2023, ora 11:00 në ambientet e Hotel “Rogner” në Tiranë”, njofton selia blu.

Ndërkohë që edhe Kryetari i PD Sali Berisha ka ndarë ftesën e PD në faqen e tij në facebook.

Mesazhi:

Të dashur miq, në ora 11:00 ju ftoj të ndiqni live takimin për prezantimin e databazës së manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit 2023, të përmbledhur në një libër në anglisht.
“THE ELECTORAL FARCE OF MAY 14, 2023 IN ALBANIA”

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco