43 deputetë në tryezë/ Salianji: Moment i fillimit të ringritjes së opozitës!

43 deputetë në tryezë/ Salianji: Moment i fillimit të ringritjes së opozitës!

13:35, 05/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e ka vlerësuar tryezën e sotme me prezencën e 43 deputetëve si një moment i fillimit të ringritjes së opozitës!

Në fjalën e tij, Salianji theksoi se ky takim është mesazh shpresdhënës për elektoratin opozitar por dhe për shoqërinë.

‘Tani fokusi i çdo deputeti duhet të jetë përballja me qeverinë, propozimi i çështjeve konkrete, fokusimi tek çeshtjet e zgjedhësve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverisë’, u shpreh Salianji.

Salianji: Takimi i sotëm duhet lexuar dhe parë si hapi i parë i bashkimit të formacioneve opozitare siç janë qartësisht të formalizuar formacionet proqeveritare!

Është mesazh shpresdhënës për elektoratin opozitar por dhe për shoqërinë, është një moment i fillimit të ringritjes së opozitës!

Çimentimi i këtij grupi parlamentar dhe nga pikpamja procedurale vlen për të qartësuar dhe në publik se kush është grupi parlamentar i Partisë Demokratike!

Tani fokusi i çdo deputeti duhet të jetë përballja me qeverinë, propozimi i çështjeve konkrete, fokusimi tek çeshtjet e zgjedhësve dhe tek mbikqyrja dhe kontrolli ndaj qeverisë!

Nga sot e më pas duhet të funksionojmë si një grup parlamentar, me takime të përjavshme dhe koordinim të përhershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco