Hipokrizia e Bashës nuk njeh limite/ Pasi çoi emrin e tij si kryetar grupi parlamentar Lindita Nikollës, i thotë Bardhit, dil fol ti si kryetar grupi

Hipokrizia e Bashës nuk njeh limite/ Pasi çoi emrin e tij si kryetar grupi parlamentar Lindita Nikollës, i thotë Bardhit, dil fol ti si kryetar grupi

18:00, 04/09/2023
A+ Aa A-

Hipokrizia e Lulzim Bashës nuk njeh kufi. Nërkohë që kishtë dërguar emrin e tij të Lindita Nikolla për të qenë kryetar i grupit parlamentar, i thotë sy ndër sy Gazment Bardhit, dil ti në podium dhe fol si kryetar grupi.

Kjo gjë ka habitur Bardhin i cili nuk e ka kursyer duke e quajtur hipokrit dhe qesharak Lulzim Bashën.

Siç raportojnë mediat, debati mes tyre ka filluar pasi Basha i thotë, “do pimë një kafe pas seancës” dhe Bardhi që e ka refuzuar kategorikisht.

Debati i zbardhur nga gazetarët në sallën e Parlamentit:

Replikat:

Basha: Do pijmë një kafe pas seancës?

Bardhi: Çfarë të themi? Unë nuk jam hipokrit, ato që kam patur t’ i kam thënë publikisht.

Basha: Po mos rri kështu, qesh pak

Bardhi: Të thashë edhe një herë, nuk jam hipokrit si ti që të qesh. Unë e marr seriozisht atë qe bëj.

Basha: Po bëhesh si ky që po flet (po fliste Berisha)

Bardhi: Si ai je bërë ti, ti kujton se jemi të gjithë si kjo (tregon nje deputete që mbështet Bashën). Nuk e bën dot me mua, une të hedh zgupthi.

Basha: Po dil fol si kryetar grupi ti

Bardhi: Kjo është hipokrizi, ke çuar shkresën dhe më thua të flas si kryetar grupi.

Ndërhyn Tabaku: Mos e bëni këtu debatin se po tërheqim vëmendjen.

(I drejtohet Bashës): Po shkresën pse e çove? E ke çuar dhe statutin në gjykatë?

Basha: Nuk e di, nuk po merrem unë me këtë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco