Serbët parakushte për zgjedhjet në Veri/ Zaimi: Nëse dy vendet nuk trajtohen njëlloj do të kemi probleme

20:53, 03/09/2023
A+ Aa A-

Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së VV-së, i ftuar në 'Edicionin ora 19:00' në Syri Tv komentoi situatën në veri të Kosovës, pas kushteve të vendosura nga ndërkombëtarët dhe BE që zgjedhjet të zhvillohen pa parakushte.

Zaimi, ndër të tjera, u shpreh se nëse Serbia dhe Kosova nuk do trajtohen njëlloj nga ndërkombëtarët, sigurisht që do kemi probleme.

Ne kemi pasur një dakordim mes qeverisë së Kosovës dhe BE në Bratislavë, një takim me 10 korrik dhe në atë dakordim të dyja palët kanë marrë obligime.

Pra, palët që përfshihen këtu në këtë çështje dhe zgjedhjet janë qeveria e Kosovës dhe BE.

Këtu nuk është palë qeveria e Serbisë dhe nuk është çështja e zgjedhjeve çështje e dialogut. Dialogu është çështje tjetër dhe do vazhdojë të trajtohet pas 14 shtatorit . Përsa i përket dakordimit të Bratislavës duhet theksuar se në këtë dakordim ka marrë pjesë edhe Kosova por edhe BE, por edhe obligimi i këtij të fundit që të tregohet serioz në këtë proces është në radhë të parë heqja e masave që janë ta padrejta dhe kundërproduktive.

Këto masa natyrisht që do ndikojnë në vazhdimin e të gjitha proceseve nëse nuk kthehemi te situata ku dy vendet trajtohen njësoj, atëherë natyrisht që do kemi ndikim në të ardhmen.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme që po kërkohen, katër obligimet që mori Kosova në këtë takim janë në radhë të parë, deskalimi i situatës, gjë që është arritur.

Pra nuk ka më probleme në veri të Kosovës prej më se dy muajsh e gjysmë, ka një qetësi shembullore duke ditur për çfarë rajoni flasim.

Kjo qetësi vjen për shkak të veprimeve të policisë së Kosovës ku janë arrestuar një pjesë e atyre që kanë shkaktuar tensione.

Kurse një pjesë tjetër, për shkak të këtyre arrestimeve kanë lëshuar Kosovën dhe mbase strehohen në Serbi por duhet të themi se është situata e qetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco