SYRI TV/ Bardhi thërret mbledhjen e grupit të PD: Unifikim përballë keqqeverisjes së Ramës

19:02, 03/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi, ka ftuar në një takim, të gjithë deputetët e PD, të dalë nga listat e zgjedhjeve të 2021. Në mesazhin e tij, Bardhi u bën thirrje deputetëve , të bashkohen duke lënë pas ndasitë në mendime, me  qëllim unifikimin e qëndrimeve të opozitës, përballë Qeverisë Rama.

Syri tv

Deputeti I Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka thirrur në një  takim, ditën e martë, të  gjithë deputetët demokratë, të dalë nga zgjedhjet e vitit 2021. Ftesa e Bardhit, ka në fokus, nevojën për të unifikuar qëndrimet e opozitës përballe  qeverisë së Kryeministrit Edi Rama dhe për këtë arsye, deputeti demokrat u kërkon të gjithë kolegëve të tij, të tejkalojnë vetveten dhe të bashkohen.

Lufta e brendshme në Partinë Demokratike e ka dobësuar opozitën dhe shpesh e ka shfokusuar nga misioni i saj, duke i krijuar një komoditet të pashoq e tërësisht të pamerituar Edi Ramës në mandatin e tij të 3 radhazi, ku sundon keqqeverisja, arroganca dhe korrupsioni. Kjo situatë dikton nevojën që, në mënyrë urgjente, secili prej nesh, deputetëve të opozitës, të tejkalojë vetveten për të ofruar dhe për të gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari që kërkon ndryshimin e qeverisjes.Në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim.

Më tej, Bardhi thekson se pavarësisht mendimeve ndryshe, që e kanë përçarë Partinë Demokratike, bashkimi duhet të prevalojë,  për t.i bërë opozitë qeverisë.  Ndër të tjera deputeti demokrat, thekson se ky takim është I rëndësishëm, që PD të përcaktojë agjendës dhe strategjisë së përbashkët, në nisje të sesionit të ri parlamentar. 

Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë.  Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Dy ditë, më parë, Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha konfirmoi se po zhvillohen negociata me Gazmend Bardhin dhe deputetët e tjerë të PD-së për të arritur në unifikimin e grupit parlamentar në këtë sesion të ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco