Kamala Harris pret Sorosin dhe miken e tij me të cilën vizitoi Shqipërinë

Kamala Harris pret Sorosin dhe miken e tij me të cilën vizitoi Shqipërinë

10:11, 02/09/2023
A+ Aa A-

Gazeta amerikane, Free Beacon raporton se zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, priti në një takim privat Alex Sorosin dhe mikeshën e tij, supermodelen Savannah Huitema.

Gazeta shkruan se megadonatori i të majtës, Alex Soros, ishte i pranishëm në një takim të ngushtë në rezidencën private të Harris. Vizita është regjistruar më 31 maj, pak para se Soros të shpallej si drejtuesi i ri i filantropisë së babait të tij.

Gazeta thekson se kjo është vizita më intime që ka kryer Alex Soros në nivelet e larta.

“Kjo shënon vizitën e 21-të- deri më tani më intimja- e Alex Soros në Shtëpinë e Bardhë Biden-Harris, një dëshmi ndoshta e mbështetjes së familjes Soros për Partinë Demokratike dhe kauzat liberale. George Soros ka qenë prej vitesh mbështetësi më i madh financiar i partisë. Dhe Fondacionet e Shoqërisë së hapur derdhin qindra milionë dollarë në vit në kauzat liberale”, shkruan gazeta.

Sipas saj, nuk dihet nëse Soros dhe supermodelja janë të lidhur, por në korrik, ajo e shoqëroi Alex Soros në vizitën e tij në Shqipëri për ditëlindjen e Edi Ramës. Gazeta thekson se ajo u shfaq pranë ish-presidentit amerikan, Bill Clinton dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

“Alex Soros- ashtu si babai i tij- thuhet se kanë dalë me supermodele në të kaluarën. Por marrëdhënia e Sorosit të ri me Huitema shpresojmë se do jetë më e mirë se ajo e babait të tij. Modelja braziliane, Adriana Ferreyr e ka akuzuar George Soros në vitin 2010 se e ka goditur me shuplakë dhe i ka futur duart në fyt teksa ishin në krevat. Më vonë ajo e paditi për 50 milionë dollarë,” shkruan gazeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco