Salianji për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish

Salianji për rritjen e çmimit të naftës: Qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish

20:22, 01/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji me anë të një postimi në rrejtin e tij social 'Facebook' , ka akuzuar qeverinë Rama për situatën me naftën, e cila po kapërcen shifrën 200 lekë për litër.

Salianji ndër të tjera shprehet se qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish dhe kujdeset pêr ta.

Postimi: 

Kontrabanda e naftës bën kërdinë, madje dhe nga vende nën embargo si Libia, ndërkohë që fitimi i kompanive të tregtimit të karburanteve ka arritur majat me përkëdheljen e oligarkëve dhe ndarjen e përfitimeve me ta!

Çmimi i naftës po kapërcen kufijtë e 200 lek për litër duke rënduar xhepat e qytetarëve dhe duke dëmtuar ekonominë e biznesit dhe familjeve, qeveria ka krijuar puse pasurimi vetëm për një grusht njerëzish dhe kujdeset pêr ta, asnjë ndërhyrje, asnjë ndihmë dhe thuajse zero kontrolle!

Duhet ndryshim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco