VIDEO/ Kraki: Kosova i ka bërë lëshim të madh BE-së, Borrel nuk mund të jetë ndërmjetësues në dialog

19:52, 31/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të diskutuar procesin e dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ishte profesori nga Parisi, Nezir Kraki.

Kraki është shprehur se Kosova ka bërë lëshime të mëdha ndaj BE pasi ndërmjetësuesi në dialog, Borrel, vendi nga prej ai vjen nuk e ka njohur akoma shtetin tonë si të pavarur.

"Ky është lajm i mirë sepse jo dëshmon se tentativat për të ekzagjeruar tensionet në veriun e Kosovës në mënyrë që të shtyhet më vonë dorëzimi  i Serbisë në çështjen e Kosovës këto tentativa u hoqën nga diskutimi dhe rikthim i këtij në këtë nivel përfaqësimi do të thotë që po i rikthehen çështjeve serioze në normalizimin e marrëdhënieve.

Unë pres që si u përmend në takimin në Slloveni BE duhet që ta përshpejtojë ritmin dhe çështjet e problemeve në Ballkanin Perëndimor të jenë brenda unionit në 2030.

Deklaratat dhe pozicioni i BE dhe Francës dhe mjetet e tyre për ti bërë presion Kosovës nuk janë shumë efikase sepse deri tani ata nuk i kanë dhënë asgjë Kosovës përveç se i ka ,marrë dhe e ka shpërfytyruar. Është shenjë e mirë që Franca dhe BE bëhen nervozë por duhet të kuptojnë që u bënë 20 vite nga Samiti i Selanikut dhe nuk po zbatohen pikat ë rëna dakort. Kosova ka plotësisht të drejtë të mbajë qëndrimin e saj sepse nëse çmendet dikush në BE dhe Francë dhe thotë që Kosovën ta ri-politizojmë çështjen e vizave ashtu si në vitin 2015 atëherë automatikisht Kosova ka të drejtë që të tërhiqet nga procesi i dialogut me BE dhe Serbinë.

Është një lëshim i madh që Kosova i ka bërë BE sepse ndërmjetësuesi Borrelin vjen nga një shtet që nuk e njeh Kosovën dhe në bllok BE ka dështuar ta njohë Kosovës si shtet i pavarur."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco