Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Nuk ka zgjerim të BE në vitin 2030/ Rama kërcënon Brukselin me ‘avion rus’

Nuk ka zgjerim të BE në vitin 2030/ Rama kërcënon Brukselin me ‘avion rus’

19:23, 29/08/2023
A+ Aa A-

Brukseli rrëzoi sot një propozim të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, për zgjerim të BE në vitin 2030.

Ndërkohë, i pari që reagoi si zakonisht ishte kryeministri Edi Rama.

Edhe pse në një analizë të Dojçe Veles theksohej se BE nuk pranon një autokrat si Edi Rama, kryeministri shqiptar bëri sërish kërcënimin e ‘avionit rus’.

“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan…

Gjithsesi më besoni, në statusin aktual të punëve, të qëndrosh në autobusin e BE-së, edhe pa ndenjëse, është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë,” shkruan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco