Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ PD kundër rritjes së çmimeve të references, Boçi: Vendimi i qeverisë rrit barrën fiskale

14:46, 29/08/2023
A+ Aa A-

Vendimi i qeverisë për rritjen e taksës së referencës për pronën prek drejtpërdrejt bizneset dhe qytetarët dhe do të rrisë deri në 76% çmimin e blerjes së apartamenteve në Tiranë. Kështu deklaroi nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, teksa shtoi se pas këtij vendimi qëndrojnë interesat e oligarkëve në ndërtim. Ai theksoi se me PD në pushtet do të ulë të gjitha taksat.

Nga SYRI TV

Partia Demokratike shprehet kundër vendimit  të qeverisë  për rritjen e taksës së referencës së pronave në kryeqytet. Në një dalje për mediet nga selia blu, nënkryetari Luçian Boçi  deklaroi se nga dyfishimi i çmimeve  të referencës  preken drejtpërdrejt familjet dhe bizneset. Sipas Boçit, blerja e një  shtëpie në Tiranë tashmë do kushtojë nga 5 % deri në 76% më shtrenjtë.

Më tej Boçi theksoi se pas vendimit të qeverisë qëndrojnë  interesat e  një grushti oligarkësh dhe pastrimi i parave të pista në ndërtim.

Sipas numrit 2 të PD-së, Luçiano Boçi, opozita në pushtet do të  ulë të gjitha taksat, duke i cilësuar ato si një masë çnjerëzore e qeverisë Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco