Skandali tek Onkologjiku, Meta: Babëzia korruptive me koncesionet nuk kurseu as jetën e njerëzve

Skandali tek Onkologjiku, Meta: Babëzia korruptive me koncesionet nuk kurseu as jetën e njerëzve

13:42, 29/08/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se koncesionet korruptive në shëndetësi po privojnë pacientët nga shërbimi shëndetësor në Onkologji.

REAGIMI:

Koncesionet korruptive në shëndetësi privojnë pacientët nga shërbimi shëndetësor në onkologji.

Shpërdorimi kolosal i fondeve në shëndetësi me koncesionet korruptive ka krijuar mungesa dhe boshllëqe shumë kritike në shërbime dhe përkujdesje mjekësore ndaj qindra pacientëve të tjerë në shërbimin e onkologjisë.

Është fakt shumë tronditës mostrajtimi i 600 grave paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, si dhe mostrajtimi i 200 pacientëve me radioterapi, që vuajnë nga tumoret e lëkurës.

Kjo situatë kaq e rëndë e konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të thotë që jeta dhe shëndeti i pacientëve të mbetet në mëshirë të fatit dhe pa trajtim mjekësor.

Ky është një krim i vërtetë ndaj jetës dhe shëndetit, dëshmitarë të të cilit janë pacientët e shumtë, por edhe shumë familjarë të tyre.

Babëzia korruptive me koncesionet nuk kurseu pra as jetën e njerëzve.

Drejtësia të veprojë ndaj përgjegjësve sepse korrupsioni i tyre ka krijuar dëm pa kthim siç është humbja e jetës dhe dëmtimi i shëndetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco