Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shqipëria narko-shtet: Filiberto Zaratti kërkon interpelancë me Melonin

Alba Kepi: 80% e italianëve refuzuan me referendum centralet bërthamore, në Shqipëri nuk i pyet kush qytetarët

Alba Kepi: 80% e italianëve refuzuan me referendum centralet bërthamore, në Shqipëri nuk i pyet kush qytetarët

23:35, 28/08/2023
A+ Aa A-

Gjatë një interviste me gazetaren Armela Ferko, në edicionin qëndror të lajmeve në Syri.Tv, gazetarja Alba Kepi foli në lidhje me vizitën e Melonit në Shipëri me ftesë të kryeministrit shqiptar.

Pyetjes në lidhje me thashethemet për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri, Kepi iu përgjigj se kjo tashmë nuk është më një thashethem, por diçka e konfirmuar nga media serioze italiane.

''Tashmë nga thashetheme apo informacione që vinin nga koridore e njerëz pranë qeverisë italiane, kemi një kronikë konkrete se po flitet mes dy qeverive, qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri. Një central që është projekt strategjik dhe kërkohë të realizohet si në firmosjen e kontratës dhe gjithë procedurat. Pak muaj më parë, në maj të 2023 dhoma e deputetëve të parlamentit italian ka prodhuar një mocion me shumicën e votës, jo vetëm të mazhorancës, por edhe opozitës, siç është edhe partia e Renzit, kanë aprovuar këtë mocion që impenjon qeverinë Meloni për të krijuar një sistem energjitik miks. Një sitem miks do të thotë, përfshirë edhe energjinë bërthamore, me qëllim që italia mos të ketë më varësinë që ka nga gazi rus, por mos të ketë varësi edhe nga një vend tjetër siç është Kina e cila konsiderohet si furnizuesi kryesor i metaleve të rralla të cilat janë burim energjie e rinovueshme. Atëherë qeveria italiane, e detyruar nga mocioni paralamentar, thotë që nëse ne shpëtojmë nga varësia energjitike ruse, rrezikojmë të biem në varësi të një vendi tjetër siç është Kina. Pra, mocioni paralamentar e ka detyruar qeverinë të shkojë drejt krijmit të centraleve bërthamore, por çfarë ndodh? Pse Italia kërkon ta ndërtojë këtë central bërthamor jo në vendin e saj po në Shqipëri?! Këtu hyn në veprim kushtetuta italiane, pasi ajo prashikon referendume, gjë që në shqipëri nuk e kemi. Dhe mos harrojmë se Italia në vitet '60-'70 ka qenë një nga tre vendet prodhues të energjisë bërthamore, pash ShBA dhe Britanisë së Madhe. Por në një referendum të viti 1987, pas aksidentit që ndodhi në Çernobil, 80% e italianëve votuan që tre centralet bërthamore që ndodheshin në Itali të mbylleshin. Atëherë kemi një kronologji faktesh, sepse kjo temë ka histori. Në qeverisjen Berluskoni katër u hartua një plan që u quajt ''Plani Bërthamor Ndërkombëtar'', pasi çmimet e naftës u rritën dhe kërkesa për energji gjithashtu. Po duke qenë se kushtetuta nuk e lejonte u hodh ideja e ndërtimit të centralit në Shqipëri. Por çfarë ndodhi, shoqëria italiane u sensibilizua dhe kërkoi një tjetër referendum, i cili u realizua në vitin 2011 dhe sërish me anë të këtij referendumi u detyrua Berluskoni të heqë dorë nga plani. Por lufta në Ukrainë, ndryshimet klimaterike etj e sollën për diskutim sërish ndërtimin e centraleve kjo u konludua me mocionin e majit 2023. Më pas kemi vizitën e Melonit në Shqipëri me ftesë të Ramës. Te materialet e publikuara nga mediat thuhet se janë tre kompani të më dha italiane që do të realizojnë investimin. Por në referendumin e '87 qytetarët italiane u pyetën edhe nëse ishin apo jo dakord që kompania italiane ENI të ndërtonte central bërthamor në një vend tjetër, dhe qytetarët italianë i thanë JO. Po në vitin 2004 qeveria italiane e liroi ENI-n nga detyrimi kushtetues për të mos ndërtuar jashtë Italisë. Aktualisht ENI është bashkëaksionere në dy centrale të rëndësishme, në Sllovaki dhe në Normandi/Francë. Pra, nëse projekti në Shqipëri do të ecë përapara, tre kompanitë multinacionale italiane do të jenë ato që do ta ndërtojnë.'',- u shpreh ndër të tjera gazetasja Alba Kepi.



 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco