Xhaferri: Kurimi i shpopullimit, premtimi dhe sfida e parë e Emri Vatës!

Xhaferri: Kurimi i shpopullimit, premtimi dhe sfida e parë e Emri Vatës!

20:58, 27/08/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Me 274 vota, demokratët dhe qytetarët e Kukësit i besuan Emri Vatës mundësinë për të kandiduar në emër të opozitës në zgjedhjet që do zhvillohen në 24 Shtator në Bashkinë e Kukës, njësi vendore që shkon në zgjedhje pas skandalit seksual të Safet Gjicit, të deleguarit Ramës në atë qytet.

Kam një falenderim për 4 kandidatët e tjerë që u bënë pjesë e kësaj gare model konkretisht Ardian Elezi,  Gëzim Shehu,  Uran Cengu dhe Ylber Zeneli.

Këta burra janë modeli i fisnikërisë dhe demokracisë që tremb modelin Gjici Rama dhe që në 24 Shtator të gjithë së bashku do t'i rikthejnë dinjitetin Kukësit dhe Kuksianëve.

Puna e Emri Vatës do duhet të fokusohet tek kurimi i shpopullimit, një ndër plagët më të rënda prej 3 dekadash të asaj treve fisnike.

Gjatë studimeve të mia në Angli kam njohur djem dhe vajza të mrekullueshme nga ky qytet, që janë të gatshëm të kontribojnë për zhvillimin e Kukësit dhe kthimin e tij në një pol kryesor në veri të vendit.

Pasuritë ujore e nëntokësore, gërshetuar me bukuritë natyrore dhe potencialin njerëzor janë një bekim për Kuksin dhe Emri Vata do dijë t'i shfrytëzojë në dobi të zhvillimit të kësaj treve.

Na ke në krah Emri në këtë sfidë të vështirë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco