Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama bën prapakthehu, ‘pendohet’ për deklaratat kundër Belerit

Rama bën prapakthehu, ‘pendohet’ për deklaratat kundër Belerit

10:43, 27/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka bërë prapa ktheu në intervistën që i dha gazetarit grek Pavlos Papadopoulos të Kathemerini.

Kur u pyet për deklaratat që bëri kundër kryebashkiakut të Himarës fredi Beleri gjatë fushatës, të cilin e quajti Budalla kokegdhë maskara. Rama tha se nuk ndihej krenar për ato që kishte nxjerrë nga goja.

Por ai e justifikoi dhunën e tij verbale si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Beleri që kishte folur sipas tëij për helenizimin e Himarës çlirimin e saj. Pak ditë më parë Rama i ka gjetur numrin dhe i ka nisur mesazh, pa e njohur, gazetarit Pavlos Papadopulos.

Ai pati bërë një shkrim me titullin ‘Lëreni të betohet’, ku mbronte tezën se pas ngjarjes që ka vënë në vështirësi dy shtetet, qëndron kryeministri shqiptar që nuk e do lirimin e Fredi Belerit

‘Thuhet se Kryeministri i Shqipërisë i ofroi garanci palës greke në prapaskenë menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke se çështja Beleri do të zgjidhej.

Sot kuptohet se ai thjesht mund të ketë bërë bllof për të blerë kohë që të plotësohen 3 muaj paraburgim dhe të kalojë në fazën tjetër që është përjashtimi automatik i Belerit nga detyra’, shkruhet në artikullin e botuar në 20 gusht nga Papadopulos.

Diku me poshtë, thuhej: ‘Mesazhi është dërguar edhe në Tiranë, por nuk është e sigurt që Edi Rama do të ndryshojë qëndrim’. Aty gjithashtu pretendohet se edhe mos lejimi i betimit është pjesë e një plani të Ramës. /Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco