Berisha: Sa herë bie në hall, Rama shkon dhe falet në malin e Shpiragut!

Berisha: Sa herë bie në hall, Rama shkon dhe falet në malin e Shpiragut!

11:50, 26/08/2023
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Të dashur miq,

Edi Rama, të themi Edi Rrena, sa herë bie ngushtë ose përdor gjëra shumë personale familjare që një njeri normal nuk e bën kurrë ose pastaj fluturon drejt e në Shpirag.

Në Shpirag ai nuk shkon kurrë në fshatin e tij të origjinës Mbreshtan, një fshat shumë i bukur në shpatin e Shpiragut sepse Rama për shkak të pronave të mamasë thotë jam nga Kolekët Vuno. Rama në Shpirag shkon për të përsëritur të njëjtën gënjeshtër të detit prej nafte të zbuluar aty sipas tij vetëm e vetëm për të larguar mendjen e qytetarëve nga vjedhjet dhe skandalet e tij.

Të dashur miq, e vërteta është kompania Shell ju bashkua 16 vite më parë kompanisë së vogël Petromanos që eksploronte në zonë. Ajo nisi shpimin në një distancë fare të afërt me një pus të braktisur pasi kishte shpenzuar pa sukses 100 milion dollarë nga Oxsidenal Petroleum.

Në nëntor të vitit 2013 kompania përfundoi me sukses shpimin e pusit Shpirag 2 nga i cili gjeti se aty kishte një rezervë nafte e lehtë prej 800 mijë fuçi.

Suksesi i këtij pusi bëri që gjiganti Shell të vazhdojë shpimet e tjera në të cilat ka gjetur pak a shumë të njëjtën situatë si në rastin e Shpirag 2. Për të gjitha këto Shell ka deklaruar jashtë çdo fantazmagorie se nga fundi i vitit do bëjë testin nga i cili do vendosë për vazhdimin ose jo të punës në zonë.

Urojmë që testi të dalë me sukses. Por krahasimet me Arabinë Saudite janë një mashtrimi i radhës apo ëndërr vere e Edi Ramës. Depozitat e Shpiragut janë vite dritë larg me ato të Arabisë Saudite.

Lidhur me keqpërdorimin periodik të Shpiragut nga Edi Rama, ju sugjeroj ta lexoni sipas dëshirës artikullin e gazetares Ola Xama me titull:

“Sa herë ka luajtur Rama me naftën në Shpirag.”

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco