VIDEO-SYRI TV/ U informua për aferën e sterilizimit, Ed iRama ‘shet’ Ilir Beqjan

16:53, 25/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ia ka lënë ish-ministrit Ilir Beqja përgjegjësinë për aferën 100 milionë euro të Koncesionit të Sterilizimit. I pyetur mbi vënien në dijeni të aferës, ende pa u lidhur kontrata, Rama u shpreh se letrën që iu dërgua e delegoi te Ilir Beqja, e kushdo që nuk ka pasur qëllim të drejtë, të jap llogari para SPAK-ut. Kryeministri deklaroi se nuk do të ndal milionat për koncesionet korruptive të Sterilizmit dhe Inceneratorëve, edhe pse paratë e dhëna për to janë avulluar për shkak të lidhjeve korruptive.

Nga SYRI TV

Pas publikimit nga Syri TV i pasazheve hetimore të SPAK, se Edi Rama u informua për aferën e Sterilizimit, sot ishte vetë kryeministri që nuk e mohoi një fakt të tillë, por u justifikua me faktin se ankesat që i vijnë i delegon tek personat kompetentë, që në rastin konkret është ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

Gjatë konferencës me gazetarët, Rama u përpoq të heqë përgjegjësinë nga vetja, duke ia lënë bashkëpunëtorit të tij, Ilir Beqja.

Por pas insistimit se, Ilir Beqja nuk veproi pas kësaj, por përkundrazi, përshpejtoi procedurën, kryeministri Edi Rama, pohoi se çdokush që ka pasur qëllime të tjera të përgjigjet para drejtësisë.

E në këtë kuadër, kryeministri Edi Rama u justifikua sërish se qeveria e tij dhe Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë në Sistemin e Drejtësisë, por kur bëhet fjalë për Koncesionin e Sterilizimit, nuk nguroi të tregonte se si kishte siguruar mjekët, se Kompania e Sterilizimit nuk do të sekuestrohej nga SPAK.

Ndërsa këto koncesione janë vënë në radhë në dyert e SPAK, Edi Rama deklaroi sot se nuk do të ndal dhënien e milionave. I pyetur për aferën e Inceneratorëve, kryeministri foli sërish me krenari, e për abuzimet i cilësoi sërish përgjegjësi personale.

I pyetur nëse do të ketë përgjegjësi për milionat e dhëna deri më tani për vepra të pakryera, e do të jepen të tjera miliona për ti përfunduar, kryeministri humbi durimin duke refuzuar përgjigjen.

Që në nisje të Koncerencës, kryeministri Edi Rama u kujdes që të merrte në mbrojtje dhe të justifikonte bllokimin e sistemit online të kadastrës. E teksa qytetarët nuk po marrin shërbim prej javësh, e se sistemi i pronave është bllokuar, kryeministri foli për një tjetër avancim, duke përfshirë Inteligjencën artificial në shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco