Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

VIDEO/ Vurmo: Thyerja e sistemit TIMS nuk imagjinohet të ndodhë në një vend demokratik

16:43, 25/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur mbi thyerjen dhe vjedhjen e sistemit TIMS nga zyrtarët që bashkëpunojnë me krimin ishte, Gjergj Vurmo.

Vurmo është shprehur se këto ngjarje nuk mund të mendohen që të ndodhin e jo më të bëhet praktikë e vazhdueshme pune pasi në sistemin TIMS jën të dhëna sensitive që nuk mund të merren vesh nga kushdo.

"Fakti që ngjarje të tilla janë duke u përsëritur në një periudhë kohore të shkurtër tregon se institucionet nuk kanë marrë masat e duhura për ta parandaluar këtë dhe kemi një qasje jo fortë solide në luftën kundër të tilla krimeve që janë shumë sensitive pasi sistemi TIMS përmban informacion për të gjithë personat që futen në Shqipëri ose dalin prej saj.

Këtë thyerje të sistemit TIMS do të thoja se ka të bëjë me faktin se kemi të bëjmë me një sistem të një tjetër kalibri ose tjetër niveli. Nëse në 2019 u aktualizua rrjedhja e parë e të dhënave personale të shtetasve shqiptar të cilat Transparency Internatinal shprehu shqetësim, në rastin e sistemit TIMS kemi të bëjmë me një sistem që përfshin institucione të sektorit të sigurisë të cilat normalisht duhet të kenë një nivel më të lartë të mbrojtjes dhe të as mos mendohet që janë të mundshme ndërhyrje të tillë në këtë sistem.

Shqetësimi ynë ka të bëjë edhe me një problem tjetër që ka të bëjë me rolin  kuvendit ku duhet të kishte një mbikëqyrje parlamentare nga ana e komisioni të sigurisë që institucionet të jenë më të kontrolluar. Shqipëria duket se ende nuk po vendos një kulturë pune dhe demokratike të institucioneve në këtë kontekst dhe është thelbësore konsolidimi i një praktike që udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco