Mjeku i Spitalit të Traumës shkarkohet nga detyra/ Ironia e tij: Çfarë të bëj tani të lyp para kryeministrisë

Mjeku i Spitalit të Traumës shkarkohet nga detyra/ Ironia e tij: Çfarë të bëj tani të lyp para kryeministrisë

16:30, 25/08/2023
A+ Aa A-

Mjeku anestezist reanimator, Apostol Vaso pranë spitalit të Traumës është shkarkuar nga detyra, ku lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vaso në ‘Facebook’ shkruan se arsye për shkarkimin e tij është bërë fakti se ai është me zero kreditë nga Qendra e Edukimit në vazhdim dhe nuk mund të pajiset me licencë nga Urdhri i Mjekut.

Ndër të tjera ai ka ironizuar me postimin ku shkruan “Çfarë duhet të bëj tani, të dal dhe të ulem tek kryeministria për të lypur para për të siguruar jetesën time?”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco