Ndërhyrja në sistemin TIMS, reagon Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim: Duhet një hetim i plotë, të ndërhyjë Parlamenti

Ndërhyrja në sistemin TIMS, reagon Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim: Duhet një hetim i plotë, të ndërhyjë Parlamenti

15:45, 25/08/2023
A+ Aa A-

 

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) ka reaguar duke shprehur shqetësimin e thellë lidhur me ndërhyrjen e raportuar së fundi në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit.

Në një reagim IDM thotë se  “kjo nuk është e para thyerje e sigurisë së të dhënave personale dhe sensitive të shtetasve në Shqipëri, ku edhe më herët IDM i është bashkuar shqetësimit të organizatave ndërkombëtare”.

Instituti inkurajon zhvillimin e hetimeve të plota dhe të gjithanshme nga institucionet përkatëse.

“Njëkohësisht, IDM i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë të ndërmarrë hapat e nevojshëm për forcimin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj institucioneve të sigurisë dhe inkurajojmë veprime konkrete për shqyrtimin e plotë të përgjegjësive institucionale lidhur me shkeljet e përsëritura dhe parandalimin e tyre në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Më tej IDM thotë se “Mirëqeverisja e sistemit dhe institucioneve të sigurisë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimeve të qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë, mbikqyrjes parlamentare, sistemit të balancave dhe kontrollit (checks and balance) dhe mundësimit të një roli më proaktiv të aktorëve të shoqërisë civile, rretheve akademike, medias etj. përbën domosdoshmëri për forcimin e performancës së tyre, rritjen e besimit publik tek institucionet dhe përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco